Interi në javën e 17-të në Serie A ka pësuar disfatën e parë gjatë këtij edicioni. Për më tepër kjo disfatë ka ardhur në teren vendas dhe nga një skuadër mesatare si Udineze, që në fund nga “Xhuzepe Meaca” u largua me fitoren 1:3, njofton “infOSport.mk”.
Si duket barazimi pa gola ndaj skuadrës së Pordenone nga “Serie C” dhe ai kualifikimi përmes ruletit të penaltive ka lënë shumë pasoja te skuadra “zikaltër”, që tashmë me ankth do ti pret ndeshjet e Juventusit dhe Napolit, që e ndjekin nga pas.
Fitoren e Udinezes në këtë ndeshje e paralajmëroi Lazanja me golin e realizuar që në minutën e 14-të. Interi u rikthye shumë shpejtë në lojë, pasi vetëm dy minuta më pas me anë të Mauro Ikardit arriti që të barazojë shifratë në 1:1.
Ishte pikërisht ky rezultati i 45 minutave të para, ndërsa pjesa e dytë u dominua nga skuadra nga “Friuli” që shënoi dy golat e fitores.
De Paul shënoi në minutën e 61 golin e avantazhit nga pika e bardhë, teksa arbitri në këtë rast u ndihmua edhe nga VAR për prekjen e një topi në zonë nga ana e mbrojtësit “zikaltër”, Santon.
Udineze vazhdoi të luaj mirë në këtë ndeshje, ndërsa në saje të një paraqitje të tillë, të besuarit e trajnerit Masimo Oddo, një ish milanist, në minutën e 77-të me anë të Barak realizuan edhe golin e tretë, që ju dha fund shpresave “neroaxurre” se mund të vazhdojnë ecurinë pozitive pa asnjë disfatë gjatë këtij sezoni.
Interi me 40 pikë mbetet sërish në krye të tabelës, mirëpo mund të jetë vetëm përkohësisht pasi Napoli ka rastin që sonte ti parakalojë në renditje, kuptohet në rast se merr fitore në transfertën ndaj Torinos.