Dortmundi rikthehet në identitet

Futbollisti më i mirë amerikan për vitin 2017-të Kristian Pulishiç  ishte më i merituari për fitoren e Dortmundit 2:1 ndaj Hofenhajmit, njofton “infOSport.mk”.

Pulishiç shënoi golin e fitores një minutë para fundit të takimit, duke bërë që Dortmundi të kthejë rezultatin në favorin e saj pas disavantazhit 0:1 që kishte gjatë 45 minutave të para.

Në këtë mënyrë  “verdhezinjtë” u ngjitën në pozitën e tretë të paktën për një ditë, teksa Hofenhajmi ra nga zona e Europës.

Ndeshja në “Sinjal Iduna Park” ishte shumë interesante, pasi me të madhe po flitet se trajneri i Hofenhajmit Julian Nagelsman do të marrë drejtimin e skuadrës nga “Vestfalen”.

Futbollistët e Totenhamit dominuan gjatë pjesës së parë dhe avansuan falë golit të shënuar nga Mark Ut në minutën e 21-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë Nadiem Amiri lëshoi mundësinë për të shënuar nga një pozitë shumë e volitshme.

Pas kësaj futbollistët e Peter Shtoger morrën inciativën dhe arritën deri te triumfi pas dy kundër sulmeve nga ana e djathtë.

Në minutën e 63-të Shinxhi Kagava u ndalua në mënyrë të palejuar në zonën kundërshtare, ndërsa Pier Emerik Obamejang doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, ndërsa kah fundi i takimit Pulishiç në mënyrë individuale mbaroi aksionin, duke shënuar golin e fitores.

Leave a Reply