Çelzi dhe Arsenali kanë siguruar fitore minimale por me shumë vlera në ndeshjet e javës së 18-të në Premierligë, njofton “infOSport.mk”.
Çelzi i Antonio Kontes falë golit të shënuar nga spanjolli Marko Alonso në minutat shtesë të pjesës së parë mundi Sautemptonin, teksa Arsenali iu falë golit të shënuar nga ana e Mesut Ozil, i cili në minutën e 23-të shënoi një super gol.
Hadersfild shënoi fitoren më të thellë në ndeshjet në transfertë si pjesë e Premierligës, duke mundur Uatfordin, teksa ndeshja midis Brajtonit dhe Bërnlit u mbyll me barazim pa gola.
Në ndeshjen e parë të së shtunës Kristal Pallasi me rezultatin e thellë 0:3 mundi Lesterin në transfertë, ndërsa në këto momete sapo nisi derbi i kësaj jave midis Mançester Sitit dhe Totenhamit.
Në ndeshjen që ka nisur në ora 17:00 Uest Hami falë golit të Noble (19’) po avanson ndaj Stouk Sitit si mysafir.
Premierliga, Java XVIII |
||
Leicester | 0 – 3 | Crystal Palace |
Arsenal | 1 – 0 | Newcastle |
Brighton | 0 – 0 | Burnley |
Chelsea | 1 – 0 | Southampton |
Watford | 1 – 4 | Huddersfield |
Stoke | 0 – 1 | West Ham |
Manchester City | – | Tottenham |