Real Madrid ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Valencias, Rafael Mir i cili pritet t’i bashkohet skuadrës “madrilene” që gjatë merkatos së janarit, njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”.
Kontrata e 20-vjeçarit me skuadrën “B” të Valencias skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm, mirëpo drejtuesit e Real Madrid janë të gatshëm të paguajnë një shumë të vogël parash për t’u siguruar shërbimet e këtij talenti.
Interesimin e “mbretërve” e ka konfirmuar edhe drejtori i Valencias, Mateu Alemany, i cili madje tha se janë të gatshëm të negociojnë me Realin për futbollistin e tyre, që ai të ketë mundësinë në transferohet në “Santiago Bernabeu” që gjatë janarit.
Nëse blerja e tij përfundimisht ndodh në janar, atëherë sulmuesi Rafael Mir do t’i bashkohet skuadrës “B” të Real Madridit. Sulmuesi i lindut në Murçia me ekipin B të Valencias në 17 ndeshje ka shënuar 15 gola, ndërsa janë pikërisht këto të dhëna statistikore që kanë nxitur drejtuesit e Realit për të bërë për vete këtë sulmues të talentuar.