Kristian Pulishiç është përzgjedhur futbollisti i vitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Futbollisti i Borusia Dortmundit arriti të grumbulloi më shumë vota nga anketa e bërë me skuadra, trajnerë në MLS si dhe reprezentues të SHBA-ve. Pulishiç si 19-të vjeçar bëhet edhe futbollisti më i ri që fiton këtë çmim në SHBA, ndërsa më i riu deri më tani që kishte fituar këtë epitet ishte Lendon Danovan në moshën 21 vjeçare.
Pulishiç këtë vit ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 4 asiste në 9-të ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesesn e futbollit të SHBA-ve. Kujtojmë që ky çmim në Amerikë jepet që nga viti 1984-t.