Menjëherë pas përfundimit të sezonit vjeshtor, te Rabotniçkia kanë ardhur edhe largimet e para, njofton “infOSport.mk”.
Romantikët ndeshjen e tyre të fundit gjatë gjysmësezonit të parë 2017/2018 e zhvilluan me 13 dhjetor kundër Vardarit, ndërsa vetëm një ditë pas nga kjo skuadër largimin e tij e bëri të ditur futbollisti shqiptarë, Florian Kadriu. Nuk kaloi shumë kohë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Tomislav Iliev, i cili njëjtë sikurse edhe futbollisti kërçovarë, me marrëveshje të dyanshme prishin kontratën me Rabotniçkin.
Iliev te skuadra shkupjane arriti verën e këtij viti nga rradhët e Horizont Turnovës me rekomandim të trajnerit Viktor Trenevski, i cili për shkak rezultateve të dobëta u shkarkua pas javës së 7-të.
Në ndërkohë nga tabori i “romantikëve” njoftojnë se do të rikthejnë portierin e talentuar, Risto Jankov, i cili në formë huazimi luante te skuadra e Lokomotivës. Ky i fundit shihet si zëvendësim për Damjan Shishkovskin, ndërsa se kush do të zëvendësojë dyshen Kadriu-Iliev, një gjë e tillë mbetet të shihet ditëve në vijim.