Federata e Futbollit të Maqedonisë ka caktuar emrin e arbitrit për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë midis FC Shkupit dhe Vardarit, njofton “infOSport.mk”.
Është Aleksandar Stavrev i cili do të ndajë drejtësinë në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat, ku edhe përfundimisht do të mësojmë emrin e udhëtuesit të fundit për në çerekfinale, ku skuadrën fituese e pret një përballje me Shkëndijën.
Ndihmës të tij do të jenë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov, ndërsa ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Gjorçe Petrovit, aty ku u zhvillua edhe ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave.
Rikujtojmë ndeshja e 30 nëntorit ishte mbyllur me barazimin 1:1, ashtu që të përzgjehdurve të trajnerit Ardian Nuhiu do ju konvenonte edhe një barazim pa gola.
Edhe pse Shkupi në këtë ndeshje është në rolin e nikoqirit, ndeshja në fjalë nuk do të zhvillohet në Çair, pasi sipas zyrtarëve të FFM-së fusha e stadiumit të “bardhekaltërve” nuk i plotëson kushtet për ndeshje të një niveli të lartë.