Në ndeshjen e fundit kampionale për vitin 2017-të Borusia Menhengladbahu mundi në shtëpi ekipin e Hamburgut të Mërgim Mavrajt me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”. Reprezentuesi shqiptarë luajti për gjatë 90-të minutave, mirëpo nuk arriti që të ndihmoj skuadrën e tij për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo transfertë, në të cilën Gladbahu fitoren e siguroi në 15 minutat e fundit të takimit.
Borusia Menhengladbahu kaloi në avantazh në minutën e 9-të pas një kombinimi të bukur midis Rafael dhe Torgan Hazard, me këtë të fundit që shënoi në rrjetën e mysafirëve për rezultat 1:0.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa pas 8 minutave lojë Hamburgu falë golit të shënuar nga Haan arriti që të barazojë rezultatin. Vendasit humbën një top në mes të fushës, ndërsa pas një pasimi perfekt të Aron Hant, Haan dënoi ish ekipin e tij.
Pas këtij barazimi trajneri vendas, Diter Henking përforcoi sulmin, duke hedhur në fushë sulmuesin Vinçenco Grifo, i cili në minutën e 74-të dhuroi një super pasim për Rafael, që riktheu epërsinë e Gladbahut.
Nuk vonoi shumë dhe Rafael shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Gladbahun, kësaj rradhe duke shfrytëzuar pasimin e Hazard.
Kjo disfatë Hamburgun e pozicionon në pozitën e 16-të me vetëm 15 pikë, ndërsa Borusia Menhengladbahu të paktën për disa orë do të jetë në mesine TOP4 skuadrave më të mira në Bundesligë.