Federata e Futbollit Botëror ka kërcënuar sërish Spanjën me përjashtim nga Botërori i vitit 2018-të në Rusi, pas përfshirjes së politikës në Federatën e futbollit të këtij vendi.
Sipas asaj që raporton “El Pais”, pjesëmarrja e “iberikëve” në Botërorin “Rusi 2018” është në rrezik serioz dhe se tashmë ekziston një frikë shumë më e madhe të krerët e Federatës së futbollit spanjoll.
Këta të fundit kanë marrë një dokument nga FIFA, ku janë paralajmëruar për faktin se ndërhyrja e qeverisë spanjolle mund të sjellë pezullimin e Spanjës si anëtare e FIFA-s dhe njkohësisht përjashtimin e saj nga të gjitha kompeticionet ku merr pjesë.