Futbolli është pa dyshim sporti më i dashur në mesin e gjithë njerëzvë në rruzullin tokësor. Megjithatë shpeshherë ai na sjellë edhe skena të padëshiruara, pasi ndodh që të jemi dëshmitarë të episodeve të ndryshme.
Megjithatë skena e fundit që na vjen nga Brazili, vështirë që të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Edhe pse ky vend njihet si djep i futbollit, shpeshherë jemi dëshmitarë të ndodhive nga më të këqijat.
I tillë ishte rasti edhe me një futbollist, i cili duhej të shënonte patjetër nga pika e bardhë, pasi në të kundërtën ai do të qëllohej me automatik.
Derisa ai po përgatitej të ekzekutonte penaltinë në një ndeshje futbolli që zhvillohej në një nga vendbanimet jo urbane të kryeqytetit brazilian, Rio de Zhanero, një person i qëndronte pas me automatik në dorë.
Momenti i presionit për të ishte në nivel maksimal, por në fund gjithçka përfundoi mirë, pasi ai shënoi dhe i shpëtoi vdekjes.