Real Madridi siguroi kualifikim në finale e Kupës së Botër për Klube, ku të shtunën do të përballen me Gremion në finale e madhe. Mirëpo në gjysmëfinalen e zhvilluar ndaj Al-Jaziras, që madrilenët e fituan me përmbysje 2:1, Kristiano Ronald arriti të thyej një rekord.
Ylli portugez me golin e shënuar në ndeshjen gjysmëfinale, bëhet golashënuesi më i mirë i kompeticionit të Kupës Botërore për klube me 6 gola të shënuar, duke parakaluar kështu Mesin, Suarezin dhe Delgadon.