Ylli brazilian Ronaldinjo, pasi paralajmroi se do ta lë futbollin aktiv, vitin e ardhshëm do të kyçet në politikë. Ish futbollisti i Barcelonës, Milanit e PSZH-së, do të kandidojë për një vend senatori në vendlindjen e tij të Brazilit. Tani “O Globo” ka zbuluar se Ronaldinho do t’i hyjë politikës vitin tjetër, por partinë Social Christian të Jair Bolsonaro.
Ish-ylli i Barçës është duke pritur që Bolsonaro të bëjë zyrtare kandidaturën, që do të ndodhë në mars të 2018, por ai është përfshirë që tani në politikë, duke pozuar me librin.