Ekipi i Rabotniçkit prej sot edhe zyrtarisht do të shkoj në pushim dimëror, i cili do të zgjasë deri me datë 05 janar. Pasi gjatë ditës së djeshme ata zhvilluan ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor kundër Vardarit, trajneri Goran Stankovski sot i lëshoi ata në pushim të merituar.
Rikujtojmë sezonin 2017/2018 “romantikët” e nisën me Viktor Trenevskin në krye, mirëpo i njëjti u shkarkua pas rezultateve të dobëta në fillimin e saj. Postin e trajnerit numri një i skuadrës nga “Debar Maalo”, Dragan Popovski ia besoi Goran Stankovskit, i cili skuadrën e morri nga java e 8-të kur debutoi në ndeshjen pa gola ndaj Sileksit.
Nën drejtimin e tij Rabotniçki arriti 5 fitore, 3 barazime dhe 4 disfata, duke e mbyllur sezonin vjeshtor në pozitën e 5-të me 23 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe FC Shkupi në pozitën e 6-të.