Vardari me efekt të qindpërqindtë në ndeshjet në shtëpi, Shkëndija më e mira si mysafir

Me takimin e sotshëm të prapambetur të javës së 12-të midis Vardarit dhe Rabotniçkit, Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë uli siparin për sezonin vjeshtor 2017/2018, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija me 46 pikë u rendit e para, duke lënë pas vetes me 8 pikë më pak kampionët në fuqi të Vardarit. Këta të fundit sot shënuan fitore minimale ndaj rivalëve lokal të Rabotniçkit, duke e mbyllur këtë gjysmësezon me efekt të qindpërqindtë kur janë në pyetje ndeshjet si vendas.

“Kuqezinjtë” nga Shkupi kanë shënuar 9 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara si vendas dhe janë skuadra e vetme me një statistikë të tillë. Pas tyre renditet Shkëndija që ka 8 fitore dhe një barazim, atë kundër Pobedës 3:3, mirëpo skuadra tetovare ka bilanc më të mirë se Vardari në ndeshjet si mysafir.

Të besuarit e trajnerit Qatip Osmani në 9 ndeshje në trnsfertë kanë regjistruar 7 fitore dhe 2 disfata, teksa Vardari ka një bilanc prej 5 fitoreve, 2 barazimeve dhe 2 disfatave, përfshirë këtu ato kundër Shkëndijës në Tetovë (2:0) dhe në Çair ndaj FC Shkupit (2:0).

Golat nga ndeshja Shkupi – Vardari 2:0

DY BOMBAT E BAJRAMIT DHE STOJKOSKIT NDAJ VARDARITMbyllet ndeshja ne Çair, Shkupi mund Vardarin me rezultatin 2:0SHKUPI – VARDARI 2:0

Публикувахте от infosport.mk в 3 декември 2017 г.

Në pozitën e tretë, pozitë kjo që siguron dalje në Liga Europa gjatë gjysmësezonit të parë u rendit Sileksi. Edhe pse me gol-averazh negativ (17:18), skuadra nga Kratova grumbulloi plotë 31 pikë, 6 më shumë se ndjekësi më i afërt Akademia Pandev që këtë stinor e mbylli në pozitën e 4-të.

Pas tyre pasojnë Rabotniçki dhe Shkupi që me nga 23 pikë ndajnë pozitën e pestë, Pobeda me 19 pikë ndodhet në vendin e 7-të, ndërsa habit pozicionimi i Renovës dhe Pelisterit, dy skuadra që viteve të fundit kanë prezantuar vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

Renova kishte një start dhe një fund të dobët, ku si pasojë grumbulloi vetëm 18 pikë, teksa kriza financiare bëri të veten te Pelisteri, skuadër kjo që renditet në pozitën e parafundit me 16 pikë. Pozita e fundit, ashtu ndoshta edhe siç pritej i takoi skuadrës së Skopjes me vetëm 10 pikë.

Leave a Reply