Reali i Madridit do të jetë kundërshtari i Gremios në finalen e Botërorit për Klube, njofton “infOSport.mk”. “Mbretërit” në gjysmëfinale mundën ekipin e Al Xhaziras, edhe atë me përmbysje.
Skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe kaloi në epërsi në minutën e 40-të falë golit të shënuar nga Romarinjo.
Golat e Kristiano Ronaldo (53’) dhe Garet Bejll (81’) kualifikuan “mbretërit” për në finalen e madhe, ku do të takohen me brazilianët e Gremios.
Vlen të ceket se skuadrës nga Abu Dabi iu anulua një gol, në momentet kur rezultati ishte 1:0 në favorin e tyre.
Kjo ndeshje ishte e veçantë për Kristiano Ronaldo, duke u bërë edhe futbollisti me më shumë gola të shënuar në kuadër të këtij turneu.