Stadiumi në Hasanbeg të Shkupit që është në pronësi të klubit Fortuna, ka marrë pamje të mrekullueshme si asnjëherë më parë. Terreni është bërë me mjete të ndara nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë, që vendosi të ndhmojë Fortunen, pasi përmbytjet që ndodhën 1 vit më parë shkatërruan tërësisht stadiumin.
Nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini është angazhuar gjatë gjithë kohës që ky “operacion” të kryhet me sukses dhe pas punimeve në disa faza, sot fusha në stadiumin e Hasanbegut ka marrënjë pamje krejtësisht tjetër.
Pas ndërtimit të terrenit të ri me standarte të larta, të martën është kositur për herë të parë bari i ri, që duket shumë cilësor. Së shpejti pritet që terreni të jetë gati dhe në të njejtin të luhen ndeshje, me të cilën do të ishte një rikthim i futbollit në Hasanbeg, pas pauzës së detyrueshme nga dëmet që shkaktuan përmbytjet.