Interi përmes penaltive eliminon skuadrën e “Serie C”, në çerekfinale mund të përballet me Milanin (VIDEO)

Interi më vështirë se sa pritej ka eliminuar skuadrën e “Serie C”, Pordenone në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Italisë, njofton “infOSport.mk”.

Lideri aktual i “Serie A” konsiderohej favorit absolut, mirëpo ashtu nuk ishte edhe në terenin e gjelbër, pasi deri te kualifikimi skuadra “neroaxurre” erdhi vetëm pas ekzekutimit të penaltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas 30 minutave shtesë (dy herë nga 15 minuta) u mbyll me rezultatin e fillimit, 0:0.

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti hodhi në fushë formacionin e dytë në këtë ndeshje, por edhe me disa futbollistë cilësorë si Skriniar, Eder, Galjardini apo Vecino. Mirëpo duke parë se gjërat nuk po shkonin mirë, trajneri “zikaltër” gjatë pjesës së dytë në lojë inkuadroi edhe treshen më në formë, Brozoviç-Perishiç-Ikardi, por goli sërish nuk erdhi.

Ata ishin me bollëk, mirëpo vetëm përmes ruletit të penaltive, ku Interi u tregua më i suksesshëm duke shënuar fitore me rezultatin 5:4, ndonëse të dyja skuadrat ekzekutuan nga 7 penalti secila.

Brozoviç, Perisiç, Ikardi, Vecino dhe Nagatomo ishin të saktë te Interi, teksa Skriniar dhe Gagljardini u treguan të pasaktë. Në anën tjetër te Pordenone gabuan Misuraca, Lulli dhe Parodi.

Interi në çerekfinale pret fituesin nga përballja, Milan-Verona, ndeshje kjo që në program është sot në mbrëmje.

Leave a Reply