FIFA ka marrë vendimin final për incidentin e ndeshjes miqësore midis Kolumbisë dhe Koresë së Jugut të zhvilluar muajin e kaluar.
Mesfushori kolumbian i Boka Xhuniors, Edvin Kardona kishte fyer futbollistët koreano-jugorë duke bërë një gjest racist. Ai tërhoqi sytë duke i zgjatur për të imituar “aziatikët”.
Vendimi i institucionit më të lartë të futbollit e ndalon kolumbianin të marrë pjesë në 5 takimet miqësore që Kolumbia pritet ti zhvillojë në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi.
Lajm i mirë për Kardonan dhe kolumbianët është që ai do të jetë në gjendje të luajë në fazën finale të Botërorit “Rusi 2018”, pasi pezullimi prej 5 ndeshjesh skadon përpara fillimit të eventit.
Rikujtojmë Kolumbia në KB “Rusi 2018” bënë pjesë në grupin e fundit “H”, bashkë edhe me Poloninë, Senegalin dhe Japoninë.