Dominim i vendasve, Bajerni fiton me shumë mund Këllnin (VIDEO)

Bajern Munihu ka fituar me shumë mund skuadrën e Këllnit në ndeshjen e javës së 16-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Jup Hejnkes, pavarësisht dominimit në lojë dhe rasteve të krijuara, nuk arrinte të gjente rrugën e rrjetës, deri në minutën e 60-të, kur në skenë doli i zakonshmi Levandovski, pas një asisti të Myler.

Për sulmuesin polak ishte ky goli i 166-të në Bundesligë, që e ngjit në vendin e 10 në renditjen e të gjitha kohërave.

Një fitore me shumë vlera sonte arriti edhe Shalke ndaj Augsburgut. Kjo fitore skuadrën nga “Gellzenkirshen” e renditi në pozitën e dytë, ndërkohë  falë fitores së sontshme edhe Bajer Leverkuseni u ngjit më lartë në tabelën e klasifikimit.

“Ffarmaceutët” tani ndodhen në pozitën e katërt, para Hofenhajmit që shënoi fitore minimale ndaj Shtutgartit. Fitores si vendas iu gëzua edhe Herta e Berlinit, që mundi Hanoverin.

Bundesliga, Java XVI

Hoffenheim 1 – 0 Stuttgart
B. Leverkusen 1 – 0 W. Bremen
Bayern 1 – 0 FC Koln
Hertha 3 – 1 Hannover
Schalke 3 – 2 Augsburg

Leave a Reply