Strategu gjakovar, Besnik Hasi gjendet përballë një situate mjaft të çuditshme. Edhe pse emri i tij përmendet si një prej trajnerëve të ardhshëm të Genk, një gjë e tillë sa duket afër, duket edhe aq larg.
Kjo për faktin se drejtuesit e Genk janë të gatshëm t’ia besojnë drejtimin e skuadrës, por nga ana tjetër, tifozët e klubit nuk e kanë Hasin mes preferencave të para të tyre.
Në një sondazh të kryer nga emisioni “Sports Caffee” në televizionin lokal TVL, ku i ftuar ishte edhe presidenti i klubit të Genk, Hasi ishte në vend të tretë mes preferencave të tifozëve, me 14% të votave, njëlloj si Filip Klement.
Në vend të parë me 17% ishte tekniku aktual i NAC Breda, Shtijn Vreven, ndërsa Gert Verhejen ishte në vendin e dytë me 15% të votave.