Janë mësuar edhe çiftet e 1/16 së finales në Liga Europa. Kjo fazë ka sjellë disa përballje mjaft interesante, madje edhe një përballje mes dy skuadrave që vijnë nga ndeshjet në grupe të Ligës së Kampionëve, atë mes Napolit dhe Lajpcigut, njofton “infOSport.mk”.
Atalanta e Etrit Berishës për kundërshtarë do të ketë Borusinë e Dortmundit, teksa Lacio e gardianit tjetër shqiptarë, Etrit Berishës në këtë fazë do të luaj me Steauan e Bukureshtit.
Milani sërish do të vjen në Ballkan për tu takuar kësaj rradhe me bullgarët e Ludogoretsit, teksa një tjetër skuadër e madhe pjesë e Liga Europa, Arsenali do të përballet me surprizën më të këndshme, skuadrën suedeze të Ostersunds.
Një përballje tepër interesante do të jetë edhe ajo midis Lionit dhe Viljarealit si dhe Kopenhagenit me Atletiko Madridin, ndërsa goglat deshën që në 1/16 e finales të takohen edhe dy skuadrat “vëllazërore”, Crvenza Zvezda nga Serbia dhe CSKA-ja e Moskës nga Rusia.
Gjithashtu në këtë fazë do të kemi edhe një përballje mes futbollistëve shqiptarë, atë të Adnan Januzajt me Real Sociedadin dhe Valon Berishës me Salzburgun, teksa një përballje tepër e fortë pritet të jetë edhe ajo midis Seltikut dhe Zenitit.
Ndeshjet e para me 15 skurt, ndërsa ato kthyese në program janë me datë 22 shkurt. Finalja e madhe e këtij edicioni në Liga Europa në program është me datë 26 maj në Lion të Francës.
Liga Europa, shorti për ndeshjet e 1/16 së finales |
Borusia Dortmund | – | Atalanta |
Nice | – | Lokomotiva Moskë |
Kopenhagen | – | Atletiko Madrid |
Spartaku i Moskës | – | Atletik Bilbao |
AEK-u | – | Dinamo Kiev |
Seltiku | – | Zeniti |
Napoli | – | Lajpcigu |
Crvena Zvezda | – | CSKA Moskë |
Lion | – | Viljareal |
Real Sociedad | – | Salzburgu |
FK Partizan | – | Vitoria Plzen |
Steaua | – | Lacio |
Ludogorets | – | Milan |
Astana | – | Sporting Lisbonë |
Ostersunds | – | Arsenal |
Olimpik Marsejë | – | Braga |