Ashtu siç po afron merkatoja e janarit, ashtu edhe po shtohen zërat rreth transferimeve të futbollistëve në elitën e futbollit vendor. Një ndër transferimet më të bujshme, kuptohet gjithnjë nëse do të ndodhte, do të ishte ai i Besir Demirit, emri i të cilit lidhet ngushtë me një rikthim të mundshëm te Shkëndija, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti shkupjan janarin e këtij viti iu bashkua Vardarit pikërisht nga rradhët e Shkëndijës, mirëpo vetëm pas një viti të kaluar te skuadra shkupjane, ekziston mundësia që Demiri të largohet nga kampionët në fuqi dhe sërish të rikthehet në Tetovë.
Megjithatë një gjë e tillë do të ndodhte vetëm në rast se Demiri nuk do të mund të transferohej jashtë vendit, duke pasur parasysh se për të interesohen edhe disa skuadra jashtë Maqedonisë.