Vardari mund pa probleme Akademia Pandevin në Shkup (VIDEO)

Vardari ka shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e prapambetur të javës së 17-të në elitën e futbollit vendor ndaj Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra “kuq e zi” nga Shkupi në asnjë moment nuk e vuri në dyshim fitoren në këtë përballje, ndërsa diferencën të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski  e bënë që në pjesën e parë, kur avansuan me rezultatin 2:0.

Ishte Dejan Bllazhevski ai i cili në minutën e 19-të kaloi në avantazh Vardarin, teksa në minutën e 33-të Hovhannes Hamburxhumian me një super gol të shënuar nga një distancë prej rreth 30 metrash edhe për herë të dytë mposhti portierin mysafir, Vujanac.

Me këto dy gola u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë patëm mundësinë të shohim edhe dy gola të tjerë nga një në secilën anë, dhe disa raste shumë të mira për ekipin vendas.

Jani Atanasov në minutën e 58-të nga pika e bardhë ju dha shpresa futbollistëve mysafir se mund të arrijnë deri te një rezultat pozitiv në këtë ndeshje, mirëpo gjithçka zgjodhi futbollisti më i mirë në fushën e blertë, Hamburxhumian, i cili në minutat shtesë të takimit shënoi edhe një tjetër super gol, duke vendosur edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Vardari 3, Akademia Pandev 1.

Bomba e Huan Felipe

Bomba e Huan Felipe qe perfundoi vetem ne traverze

Публикувахте от infosport.mk в 10 декември 2017 г.

Me këtë fitore Vardari tashmë numëron 35 pikë, 11 më pak se Shkëndija e vendit të parë që ka edhe një ndeshje më shumë.

Vardarin të mërkurën e pret edhe ndeshja e fundit e sezonit vjeshtor, ajo kundër Rabotniçkit, një ndeshje kjo e prapambetur, në të cilën kampionët në fuqi me fitore eventuale do ngushtonin diferencën e Shkëndijës në vetëm 8 pikë.

Leave a Reply