Trajneri u largua, bora ra, por Këllni nuk fitoi (VIDEO)

Një ndeshje të çmendur ku e pranishme ishte edhe bora, kanë zhvilluar Këllni dhe Frajburgu gjatë ditës së sotme në kuadër të javës së 15-të në Bundesligë, njofton “infOSport.mk”.

Vendasit e Këlln, të cilët gjatë kësaj jave u ndanë me trajnerin e tyre Peter Stöger, edhe pse brenda 29 minutave të para kishin një epërsi prej 3 golash (3:0), ata në fund pësuan disfatë me reuzltatin 4:3.

Kuptohet më i merituar për këtë kthesë historike të Frajburgut ishte sulmuesi Nils Petersen, i cili realizoi tre gola, dy prej të cilëve nga pika e bardhë, edhe atë në minutat 90 dhe 95.

Kësisoj Këllni mbetet ekipi i vetëm në Bundesligë që ende nuk e ka shijuar fitoren, duke qenë i ngulitur në pozitën e fundit me vetëm 3 pikë, teksa Frajburgu falë kësaj fitore tashmë numëron 15 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 16-të.

Leave a Reply