Siti mund Junajtedin në “Olld Traford” dhe vret kampionatin anglez (VIDEO)

Mançester Siti ka shënuar fitore në derbin e Mançesterit, duke mundur Junajtedin midis “Olld  Trafordit” me rezultatin 1:2, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një  ndeshje thuajse e barabartë, ku golat u shënuan pas gabimeve të mbrojtjes.

Në një rast të tillë, David Silva në minutën e 43-të zuri në gjumë mbrojtjen e Junajtedit dhe nga afërsia pas një ekzekutimi të rivënies nga këndi kaloi në epërsi Mançester Sitin.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe një gabim të Delf në anën tjetër, në maksimum e shfrytëzoi sulmuesi i talentuar i “Djajve të Kuq”, Markus Rrashford që arriti të barazojë rezultatin në 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë ishte Mançester Siti që shënoi një gol, i cili sërish erdhi pas një gabimi të mbrojtjes vendase. Sulmuesi Lukaku, i cili ishte kthyer mbrapa në tentativë për të pastruar rrezikun, goditi njërin nga bashkëlojtarët e tij, duke kthyer topin para 5-metërshit të portierit De Gea, i cili në minutën e 54-të kapituloi edhe për herë të dytë, kësaj rradhe përballë mbrojtësit kundërshtarë, Otamendi.

Me këtë fitore Mançester Siti si duket po vret Premierligën angleze, pasi tashmë ka plotë 11 pikë diferencë ndaj rivalit lokal Mançester Junajtedit.

Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola pas 16 xhirove kanë tubuar 46 pikë, teksa Junajtedi me 35 pikë renditet menjëherë pas tyre.

Leave a Reply