Ish futbollisti i Juventusit, Sebastian Xhovinko ëhstë shpallur kampion në MLS me ekipin e Torontos, skuadër kjo e cila në finale e madhe me rezultatin 2:0 mundi ekipin e Sietëll.
Edhe pse nuk shënoi, Xhovinko asistoi në golin e parë të shënuar nga Altidor në minutën e 67-të, teksa golin e dytë me të cilin vulosën titullin e kampionit, Toronto e gjeti në minutën e katërt shtesë me anë të Vazkes.
“Unë do të qëndroj në Toronto. Ne kemi hapur një cikël dhe sapo e kemi nisur atë. Ky qytet më ka dhënë mua kaq shumë dashuri, të cilën unë duhet t’ia rikthej”, – u shpreh Xhovinko pas përfundimit të ndeshjes.
Këto dy skuadra edhe gjatë sezonit të kaluar ishin takuar në finalen e madhe të MLS, ku trofeu u kishte takuar futbollistëve të Sietëll, edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, teksa këtë vit Toronto dominoi në tërësi, duke fituar tre trofe, kampion i Kanadasë, kampion gjatë sezonit të rregullt me 69 pikë dhe tashmë edhe titullin e MLS-së.