Policia shqiptare ka bërë të ditur se ka gjetur trupin e një personi të karbonizuar në ashensorin e një ndërtesë në Sarandë.
Viktima, e identifikuar si Agim Proda, ishte punonjës i ujësjellësit të qytetit ndërsa njëkohësisht për 10 vite me rradhë ishte i punësuar nga FSHF-ja si vëzhgues i arbitrëve.
Nga hetimet e para dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur në kushtet e depresionit, ndërkohë që uniformat “blu” vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.