Stafi mediatik i Shkëndijës së Tetovës ka realizuar një intervistë për fundvit me trajnerin e “kuqezinjëve”,Qatip Osmani. Numri një i stafit teknik të kampionëve vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ka folur në përgjithësi për të gjitha ndodhitë interesante të klubit gjatë këtij viti, duke veçuar aventurën evropiane gjatë verës dhe përballja me Milanin në “plej of” si dhe për kampionatin që po kryesojnë bindshëm në këtë gjysmësezon.
Portali jonë, ka veçuar një pjesë interesante të intervistës, e cila iu intereson më shumë edhe publikut, me Osmanin që flet për përforcimet e radhës që mund të vijnë në afatin kalimtar të janarit si dhe çfarë futbollistësh kërkon Shkëndija.
“Mendimet tona për lojtarët të ardhshëm që do të vijnë në Shkëndijë, është pikërisht kjo që ta përforcojmë defanzivën. Nuk do të thotë kjo që Shkëndija duhet të marrë lojtarë mbrojtës, por Shkëndija orientohet të marrë lojtarë me detyra ofanzive”, është shprehur, trajneri Osmani.
I pyetur për largime-afrime konkrete, ai ka thënë se:
“Po tash për tash jemi ende në fazën e analizave. Megjithatë e kemi cek transfer-listën e lojtarëve që duhet të shkojnë, por definitivisht ende nuk është e saktë. Por sigurisht se planet tona si çdo klubi tjetër në afat kalimtar janë në bisedime. Tash jemi në vend të parë, praktikisht edhe Europën e kemi siguruar dhe sigurisht mendimet tona janë jo vetëm për këtë gjysmësezon, por sigurisht janë planet edhe për vazdhimësinë pas mbylljes së sezonit se si duhet të duket Shkëndija”, ka thënë Qato.
Intervistën e plotë me Qatip Osmani mund ta ndiqni në linkun më poshtë: