Muarem Muaremi edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra e tij e re Flamurtari. Vlonjanët sot në ambientet e klubit prezantuan mesfushorin nga Maqedonia, me të cilën firmosën edhe kontratë për 1 vit e gjysmë.
Paga që i kanë vendosur shkupjanit skuadra nga Vlora mësohet të jetë 9 mijë euro, gjë që e bën Muaremin njëri ndër futbollistët më të paguar në Superligën e Shqipërisë.
MUAREM MUAREMI JO TE SHKËNDIJA, POR TE FLAMURTARI!
Muaremi te Flamurtari vjen nga skuadra e Kazakistanit, Aktobe, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Karabagun e Azerbejxhanit, Eskishehirsporin, Ordusporin si dhe për Rabotniçkin në Maqedoni.
Ky është përforcimi i dytë në këtë periudh, pasi tre ditë më parë vlonjanët prezantuan edhe Igor Nedelkoviqin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Sileksit.
ISH SULMUESI I SILEKSIT, NEDELJKOVIÇ I BASHKOHET FLAMURTARIT TË DUROS