Është mbyllur me sukses edhe gjysmësezoni për të gjitha grupmoshat e shkollës së futbollit Shkupi, që përbëhet nga të gjitha gjeneratat, duke nisur nga ato të vitit 1999-të deri te ato 2011-tës. Për sukseset e të rinjëve ka folur kordinatori i shkollës FC Shkupi, Jeton Musliu, i cili nuk lënë pa përmendur mbështetjen që merr nga kryesia e klubit “bardhblu”.
“Përkrahja e pa rezervë nga kryetari i klubit Omer Bunjaku, drejtorit sportiv Suad Zendeli dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, pa diskutim janë motiv shtesë për mua si koordinator dhe për të gjithë kolegët e mi. Qëllimi i ynë kryesor është që të kemi sa më shumë lojtar nga shkolla e futbollit në ekipin e parë. Te theksoj edhe faktin kryesor që kemi bashkëpunim të mirë të gjithë kolegët për sukseset e arritura. Që nga fillimi i këtij sezoni kemi bashkëpunim me klube nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia” ka thënë për faqen zyrtare të klubit të FC Shkupit, kordinatori i shkollës së futbollit Jeton Musliu.
Puna e palodhshme me të rinjët ka sjellur edhe rezultate të mira, ku për momentin shtatë lojtar stërviten me ekipin ‘A’ të FC Shkupit, ndërsa shumica prej gjeneratave të reja bëjnë pjesë edhe në skuadrat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë.