Haris Fakiq komenton transferimin e Muarem Muarem te Flamurtari

Edhe pse ende nuk është prezantuar zyrtarisht si pjesë e Flamurtarit, tashmë të gjitha mediat janë duke folur dhe shkruar për transferimin e shkupjanit Muarem Muarem te skuadra vlonjate, njofton “infOSport.mk”.


MUAREM FLET PËR INTERESIMIN E FLAMURTARIT


“InfOSport.mk” e paraljmëroi kohë më parë akordin e Flamurtarit me 29-vjeçarin Muarem, i cili kohët e fundit ka luajtur me klubin e Aktobes në Kazakistan. Transferimin e tij te Flamurtari e ka komentuar edhe drejtori sportiv i Skënderbeut, një shkupjan tjetër, Haris Fakiq.

“Transferimi i Muarem Muarem te Flamurtari për mu është një transferim surprizë. Mund të them se skuadra nga Vlora ka bërë një afrim shumë të bujshëm gjatë kësaj merkatoje të janarit” – tha në një prononcim të drejtpërdrejtë për Supersport dhe emisionin Zona Gol, drejtori sportiv i Skënderbeut, Haris Fakiq.

Muarem Muarem i cili gjatë ditës së nesërme pritet të zyrtarizohet te Flamurtari i Shpëtim Duros, së fundmi ishte pjesë e Aktobes në kampionatin e Kazakistanit, ndërsa gjithashtu ai ishte pjesë e një ndër skuadrave më të mira të Azerbajxhanit, Karabag, me të cilën skuadër 4 herë kishte fituar titullin e kampionit, ndërsa  njëherë kishte fituar edhe Kupën bashkë edhe me reprezentuesin e Shqipërisë, Ansi Agolli.

Ndryshe hapat e parë Muarem Muarem i kishte bërë te skuadra e FC Shkupit, për të kaluar më pas te skuadra e Rabotniçkit, nga e cila skuadër filloi edhe karrierën e tij ndërkombëtare kur fillimisht u transferua në Turqi te skuadra e Orduspor, ndërsa përveç me Karabagun dhe Aktoben, futbollisti shkupjan gjithashtu ka veshur edhe fanellën e skuadrës së Eskishehirspor.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e përfaqësueseve zinxhir të Maqedonisë, duke arritur që të luaj edhe për përfaqësuesen A të Maqedonisë, për të cilën kombëtare ka regjistruar 7 paraqitje.

Leave a Reply