Barcelona ka bërë detyrën në transfertën ndaj Viljarealit, duke shënuar fitore me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”. Ka qenë dyshja Suarez-Messi që ka menduar për këtë fitore të skuadrës “katalunase” që në këtë mënyrë vazhdon të ruajë kryesimin në La Liga.
Të dy golat erdhën në 20 minutëshin e fundit të takimit, me Luis Suarez i cili në minutën e 72-të hapi serinë e golave, teksa Lionel Messi me një super veprim 11 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë, kur edhe vulosi fatin e këtij takimi.
Vlen të përmendet se “nëndetësja e verdhë” nga minuta e 60-të luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit të Raba me karton të kuq të drejtëpërdrejtë.
Ishte kjo fitorja e 12-të e Barcelonës në 15 xhiro pa asnjë humbje, me ç’rast skuadra “katalunase” me plotë meritë udhëheq vallën në La Liga me 39 pikë, 5 më shumë se Valencia e vendit të dytë dhe 6 më shumë se Atletiko Madridi që sot gjatë ditës më herët me reuzltatin minimal 1:0 mundi Betisin në transfertë.
Enis Bardhi me Levanten e tij u mundën në shtëpi nga Atletik Bilbao, 1:2, teksa fitores në transfertë në ndeshjet e sotme iu gëzua edhe Malaga që mundi me rezultatin 2:0 Real Sociedadin e Adnan Januzajt.