1:1 është rezultati i 45 minutave të para në derbin e Mançesterit, midis Junajtedit dhe Sitit, me të dy golat e shënuar në 5 minutëshin e fundit të kësaj pjese, njofton “infOSport.mk”.
Në një ndeshje të ekuilibruar ishin miqtë ata që avansuan me golin e spanjollit David Silva në minutën e 43-të, teksa barazimi erdhi vetëm dy minuta më pas, kur gabimin e mbrojtësit Delf në maksimum e shfrytëzoi Markus Rrashford, duke barazuar shumë shpejtë rezultatin dhe duke bërë që skuadrat kryesuese në elitën e futbollit anglez fitoren ta kërkojnë gjatë pjesës së dytë.