Renditja e UEFA-s në bazë të ekipeve pjesëmarrëse në Europë, Shqipëria e 34-ta, Maqedonia e 37-ta

UEFA përveç renditjes së klubeve, së fundmi ka publikuar një renditje në bazë të koeficientit që del nga paraqitja e ekipeve pjesëmarrëse në Kupat e Europës për çdo shtet, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj Shqipëria që këtë vit u prezantua me Skënderbeun edhe në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, renditet në pozitën e 34-të, teksa Maqedonia, që gjithashtu u përfaqësua nga Vardari në kuadër të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, Liga Europa, renditet në pozitën e 37-të.

Edhe Shqipëria edhe Maqedonia kanë shënuar rritje gjatë këtij sezoni në krahasim me sezonin e fundit, Shqipëria tashmë ka koeficientin 8.5, ndërkohë Maqedonia 7.5.

Italia dhe Spanja janë të vetmet shtete që vazhdojnë të jenë në garë në kompeticionet europiane me të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, që janë kualifikuar. Spanja do të përfaqësohet me 7 skuadra, si Real Madrid, Barcelona dhe Sevilja në Ligën e Kampionëve, dhe me Viljareal, Atletik Bilbao, Real Sociedad dhe  Atletiko Madrid në Liga Europa, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë Italia do të përfaqësohet me Romën dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve, dhe Milanin, Atalantan, Lacion dhe Napolin në Liga Europa.

Ja dhe renditja e fundit e UEFA-s:

Leave a Reply