Reali “shuplakë” Seviljës pas 45 minutave të para (VIDEO)

Reali i Madridit po shkëlqen gjatë 45 minutave të para në derbi ndeshjen e javës së 15-të në La Liga, duke shënuar plotë 5 gola në rrjetën e skuadrës mysafire, njofton “infOSport.mk”.

Një gabim të mbrojtësve të Seviljës në maksimum e shfrytëzoi mbrojtësi i Realit të Madridit, Naço vetëm pas 3 minutave lojë, për t’ia lënë rradhën Kristiano Ronaldos i cili realizoi dy gola të tjerë në minutën e 23-të dhe 31-të nga pika e bardhë.

Një super aksion i shpejtë në minutën e 38-të ia mundësoi gjermanit Toni Kros që të shënojë edhe golin e katërt, teksa tre minuta para fundit të pjesës së parë ishte edhe marokeni Ashraf Hakimi që u regjistrua në listën e golashënuesve.

Për 19 vjeçarin ishte ky goli i tij debutues me fanellën e “mbretërve”, duke i mundësuar Realit që pjesën e parë ta mbyll me rezultatin 5:0.

Leave a Reply