Interi vazhdon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon të Serisë A, pasi edhe derbi që u zhvillua në Torino ndaj Juventusit u mbyll me barazim pa gola. Të dyja skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë, me të dyja palët që kishin rastet e veta, por edhe disa polemika që lanë shumë për t’u diskutuar pas sfidës e sigurisht ajo penalti që nuk u dha në pjesën e parë për Interin.
Por, gjithsesi të përzgjedhurit e Alegrit të mbështetur nga publiku vendas, tentuan që në fund të gjejnë golin, mirëpo nuk arritën me “zikaltërit” që u mbrojtën bukur. Të përzgjedhurit e Spaletit vazhdojnë ta ruajnë kryesimin në Seria A me 40 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se Napoli dhe Juventusi.