Ja sa të holla fitoi Vardari nga aventura Europiane!

Vardari të enjten edhe zyrtarisht mbylli aventurën në ndeshjet e Liga Europa, mirëpo ky vit do të mbahet mend shumë gjatë kohë, pasi kampionët në fuqi të vendit arritën që të thyejnë barrierat dhe të bëhen klubi i parë nga Maqedonia që luajtën në ndeshjet në grupe të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.

”Kuqezinjtë” nga Shkupi zhvilluan 6 ndeshje europiane në teren vendas, ndërsa nga premiot e fituara, buxheti i klubit u rrit ndjeshëm, ashtu që pa probleme do të mund të zhvillojnë edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Vardari si kampion i vendit nisi aventurën e saj europiane me ndeshjet eliminatore në Ligën e Kampionëve, duke përfituar 260 mijë euro. Me paraqitjen e tyre në rrethin e dytë eliminatorë kundër Malmos, Varari përfitoi 320 mijë euro, ndërsa ndeshja e rrethit të tretë eliminatorë kundër Kopenhagenit atyre ju solli një shifër prej 420 mijë euro.

Dy fitoret e mëdha ndaj Fenerbahçes për një vend në ndeshjet në grupe të Liga Europa, skuadrë ”kuq e zi” i sollën një bonus prej 2.600.000 euro, ndërsa barazimi i vetëm në ndeshjen e fundit të grupit “L” kundër Rosenborgut në Shkup, skuadrës shkupjane ia solli edhe 120 mijë euro shtesë.

Nëse mblidhen të gjitha këto shuma, i bie që Vardari këtë vit ka fituar plotë 3.720.000 euro vetëm nga UEFA, ndërsa nëse shtohen këtu edhe të hollat që skuadra kampione e Maqedonisë do ti marrë nga sponzorët, të drejtat televizive, shitja e biletave dhe bonuset tjera shtesë, kjo shumë me siguri që do të rritet edhe më shumë.

 

Leave a Reply