Arnautoviç vendos derbin e Londrës (VIDEO)

Një gol i shënuar nga ana e Arnautoviç që në minutën e 5-të ka vendosur takimin midis skuadrave londineze të Uest Hamit dhe Çelzit, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti austriak shënoi nnjë gol të bukur me të majtën e tij në rrjetën e Kurtua, duke i shkaktuar një disfatë të papritur skuadrës kampione të Çelzit, që tashmë edhe më shumë po largohet nga pozitat e para në renditje.

Edhe pse ky gol u shënua që në fazën e hershme, skuadra e Antonio Konte nuk arriti që të barazojë shifrat, duke i mundësuar më në fund që të buzëqesh edhe Dejvid Mojs, që në këtë mënyrë regjistroi fitoren e parë nën drejtimin e Uest  Hamit.

Pas kësaj fitore Uest Hami me 13 pikë renditet në pozitën e 18-të, teksa Çelzi mbetet në pozitën e tretë me 32 pikë.

Leave a Reply