Reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski është përzgjedhur lojtar i muajit nëntor nga skuadra e tij Lids Junajted. Alioski muajin që lamë pas shënoi katër gola radhazi në po aq ndeshje, ndërsa dhuroi edhe një asist.
Shqiptari nga Maqedonia ishte lojtari kryesor që riktheu në formë të Lids Junajtedin, ndërsa kjo nuk mbeti pa u vlerësuar nga tifozët, me Alioskin që grumbulloi 73% e votave.
Alioski gjithashtu u shpërblye edhe me një orë nga brendi “Lui Erar” të punuar me logo të klubit, Lids Junajted.