Secili fëmijë, kur është i vogël rritet me ëndërrën për tu bërë futbollist. Dhe kjo është krejt normale, mirëpo që një djalë i vogël që nga mosha e tij 5-vjeçare të mendoj për tu bërë trajner, kjo është një gjë e papritur.
Një gjë e këtillë i ka nodhdur një tifozi të thekur të Aston Vilës, të cilit madje i është plotësuar dëshira që të del bashkë me trajnerin e ekipit të parë, Stiv Brus në konferencën për shtyp.
“Ja dhe asistenti im i ri”, – tha Brus gjatë konferencës për shtyp të organizuar para gazetarëve në prag të ndeshjes që Aston Villa do ta zhvillojë gjatë ditës së sotme ndaj Milluol.
Ndryshe bëhet fjalë për 5-vjeçarin Karter, të cilin jeta e ka bërë të paguajë një çmim të lartë. Ai nuk e ka njërën këmbë që i vogël dhe e ka zëvendësuar me një protezë, që ka ngjyrat e fanellës së Aston Vilës, të firmosur nga Grealish e McGrath.
Djaloshi tani është maskoti i klubit, një figurë e njohur në stadium, kur ndeshjet e saj i zhvillon Aston Villa.