UEFA ka bërë të ditur renditjen më të re në nivel klubesh, pas pjesëmarrjes së tyre në Kupat e Europës. Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë, Vardari ka regjistruar lëvizjen më të madhe në këtë renditje të fundit, duke u ngjitur për 62 pozita më lartë nga renditja e tyre e fundit.
Kësisoj “kuqezinjtë” nga pozita e 299-të, tashmë renditen në pozitën e 237-të, ndërkohë Shkëndija ka regjistruar një rënje prej 9 pozitash, dhe tashmë renditet në vendin e 278-të.
Rabotniçki në renditjen më të re ndodhet në pozitën e 292-të, ndërsa Pelisteri, Sileksi, Renova dhe Metalurgu ndajnë pozitat nga 364 deri 367, për të vijuar më pas Turnova dhe Teteksi në pozitat 369 dhe 370.
Klubi më i mirë në Botë edhe më gtej është Reali i Madridit, para Barcelonës, Bajernit të Munihut, Atletiko Madridit dhe Juventusit.