Të shtunën do të zhvillohet derbi dueli ndërmjet Juventuesit dhe Interit në Serinë A italiane, ndërsa trajneri i “zikaltërve” Luciano Spaleti mendon që duhet të marrë tri pikët në këtë përballje për të ruajtur vendin e parë në tabelë.
“Tani kemi një identitet dhe e dimë që mund të garojmë në nivele të larta. Për të arritur objektivat duhet të marrim sa më shumë pikë dhe çdo ndeshje duhet parë si mundësi për grumbullim pikësh. Për këtë arsye, do të shkojmë në Torino për të fituar”, tha trajneri i Interit.