Qyteti bregdetar i Turqisë, Antalia do t’i përballë dy futbollistët tetovar dhe njëkohësisht dy reprezentuesit e Maqedonisë, Ferhan Hasanin dhe Arijan Ademin. Dyshja në fjalë do të vihet përballë njëri tjetrit në një ndeshje miqësore që Shkëndija e Tetovës do ta zhvillojë ndaj Dinamo Zagrebit kah fundi i janarit.
Ademi dhe Hasani janë bashkëlojtarë te përfaqësuesja e Maqedonisë, ndërsa në duelin testues që cilësohet edhe sfidë ballkanas, të dy futbollistët do të vihen përballë tjetrit në formë të kapitenëve, me Ademi që mban shiritin te Dinamo Zagrebi, ndërsa Hasani te Shkëndija.
Kujtojmë që “kuqezinjët” nga Tetova janë liruar nga obligimet e klubit dhe janë në pushim të merituar, ndërsa përgatitjet do t’i nisin nga 3 janari.