Skuadra e Vardarit fitoi pikën e parë historike në fazën e grupeve të Liga Evropës, pasi ndeshjen e fundit ndaj Rosenborgut e mbylli me barazim 1:1. Golin për Vardarin e realizoi Italo në minutën e 9-të, ndërsa për Rosenborgun barazoi Bendtner nga penalltia në të 45-tën.
Pika përveç që është historike për Vardarin, ajo iu ka sjellur edhe 120 mijë euro shpërblim në të holla skuadrës kampione nga Shkupi. Ndërkohë Vardari me ndeshjen ndaj Rosenborgut e mbyll aventurën debutuese në Liga Evropa me 5 disfata të thella dhe një barazim, duke përfunduar kështu si ekipi më i dobët nga 48 skuadrat pjesëmarrëse gjatë kësaj faze të këtij edicioni.
Ekipi nga Shkupi në total shënoi vetëm 3 gola, ndërsa pranoi plotë 20-të dhe barazoi kështu rekordin negativ të Slovan Bratislavës.