Milani i Xhenaro Gatuzos është bërë për turp. Pas barazimit 2:2 në fundjavë në “Serie A” ndaj skuadrës së fundit të tabelës së klasifikimit, Beneventos, sonte skuadra milaneze u mposht në transfertën në Kroaci ndaj Rijekës me rezultatin 2:0 në kuadër të ndeshjeve në grupe të Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.
Lajm i mirë për skuadrën e madhe italiane është vetëm fakti se kjo skuadër edhe përkundër disfatës e sheh veten në fazën e dytë të garave, ato eliminuese.
Vendasit e Rijekës zhbllokuan rezultatin që në minutën e 7-të me anë të Puljiç, ndërkohë që “kuqezinjtë” nuk arritën që të barazonin rezultatin me gjithë rastet e krijuara para portës kundërshtare.
Golin e dytë për Rjekën e realizoi Gavranoviç, edhe atë vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, vulosur disfatën e parë për Gatuzon në dy takimet që po drejton skuadrën e tij të zemrës.