Skenderbeu pa sulmues ndaj Jong Boys në Zvicër

Trajneri i Skenderbeut, Ilir Daja nuk do të ketë në dispozicion për lojë sulmuesin Xhejms Adeni në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Liga Evropa ndaj Jong Boys.  Kjo për shkak se Xhejm nuk ia ka dalë të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt Zvicrës.

Ky lajm i shton dhimbjet e kokës trajnerit Daja, që nuk ka me vete asnjë sulmues të deklaruar, pasi ka të dëmtuar edhe Soven dhe Nespor. Ende nuk dihet se di do ta zgjidhë trajneri i korçarëve këtë situatë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të luhet pa sulmues të deklaruar.

Leave a Reply