Skuadra kampione në fuqi e Italisë, Juventusi ka shfaqur interesim për të afruar në rradhët e veta gjatë merkatos së janarit mbrojtësin shqiptarë të Arsenalit, Shkodran Mustafi.
“Zonja e Vjetër” e sheh futbollistin gostivaras si një zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet me nënshkrimin e verës Benedikt Huvedes, i cili pësoi një tjetër dëmtim përpara se Juventusi të fitonte ndaj Napolit dhe do të qëndrojë disa javë jashtë fushave.
Gjermani Huvedes me Juventusin kishte debutuar në fitoren 3:0 ndaj Krotones, por ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin e Masimiliano Allegrit. Problemet e tij me lëndime kanë bindur drejtuesit “bardhezinjë” për të shikuar një zëvendësues për mbrojtësin, i cili te Juve po luan në formë huazimi nga Shalke 04.
Kampionati italian për Mustafin nuk është i panjohur, pasi mbrojtësi shqiptarë me origjinë nga Gostivari kishte luajtur më parë me Sampdorian, ndërsa gjatë kësaj vere emri i tij lidhej ngushtë me një transferim të mundshëm te Interi, mirëpo deri te një gjë e tillë nuk erdhi.