Fituesi i ri i vjetër i “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo ka komentuar çmimin e fituar sonte nga ana e “France Football”. Është ky “Topi i Artë” i pestë në karrierë nga ana e portugezit, i cili falë trofeve të fituar me Realin gjatë vitit 2017-të, u zgjodh si më i miri i vitit që po lëmë pas.
“Jam shumë i lumtur. Është ky një moment fantastik në karrierën time” – tha fillimisht sulmuesi portugez i Realit të Madridit.
“Një kohë të gjatë kam pritur për këtë. Ishte ky një vit i shkëlqyeshëm, pasi fituam Ligën e Kampionëve dhe titullin e La Ligas, ndërsa në aspekt individual u shpalla golashënuesi më i mirë në LK. Janë trofetë që më ndihmuan të fitoj këtë çmim. Ja se për çfarë duhet ti falënderojë bashkëlojtarët e mi nga rradhët e Realit të Madridit dhe kombëtares së Portugalisë” – ishte deklarata e Ronaldos pasi u kurorëzua me çmimin e më të mirit për vitin 2017-të.