Shtëpia e futbollit Europian UEFA ka publikuar pozicionet e të gjitha përfaqësueseve nga kontinenti Evropian në kuadër të shortit për Ligën e Kombëve, i cili do të hidhet me 24 janar në Lozanë të Zvicrës.
Përfaqësuesja e Maqedonisë është e renditur në vazon e bartësve të Ligës D, e cila jep mundësi të mirë të përzgjedhurëve të Igor Angellovskit për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2020.
Në vazon e bartësve janë Azerbejxhani, Maqedonia, Bjellurusia dhe Gjeorgjia, ndërsa presin kundërshtar nga vazoja e dytë që përfshihen emra si Armeni, Letoni, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu. Shorti i Ligës ‘D’ do të ndahet në katër grupe me nga katër përfaqësueses, ndërsa Maqedonia do të jetë bartëse e njërës prej këtyre grupeve.