Ish lojtari i Bayernit të Mynihut, Filip Lahm është emëruar “Kapiten Nderi” i përfaqësueses së Gjermanisë. Ky status iu dha pas një propozimi të Presidentit të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) përpara delegatëve, gjatë një asambleje të jashtëzakonshme në Frankfurt.
Lahm, kampion Bote në “Brazil 2014”, u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të shkuar. Me Bayernin e Mynihut, 34-vjeçari fitoi 8 Bundesliga, 6 Kupa Gjermanie dhe një Champions League.